
Në sistemin e thate varen objekte të të gjtha llojeve.
Vendimtare për një qëndrim të sigurtë të ngarkesës është
përdorimi i mjeteve fiksuese të përshtatshme. Me
teknikën e fiksimit të Knauf arrihet një fiksim solid
dhe i sigurtë.
Ngarkesat në mur:
Ngarkesat e vogla (tabllo, tabela etj.) fiksohen thjesht
me varëse tabllosh. Një gozhdë mban një peshë deri në 5
kg (për trashësi pllake 12,5 mm).
Rafte të varura të lehtë fiksohen me upa universale.
Distanca e upave në pllakë gjatë montimit duhet të jetë
të paktën 75 mm. Paisjet sanitare qeramike fiksohen në
konstruksion mbajtës speciale për këto paisje.
Konstruksionet mbajtëse e përcjellin fuqinë e lartë të
shkeljes së drejtpërdrejtë në elementët konstruktiv
mbajtës. Tek suvaja e thatë ngjitja e pllakës me kollë (perlfix),
duhen që peshat e rënda të varen në elementin
konstruktiv masiv.
Ngarkesa shtesë ne veshjen e tavanit me pllakë gipsi
Llampat dhe të tjera të ngjashme fiksohen me upa flutur.
Për distancë mesatare të upave prej 40 cm, një upë mund
të mbaj një ngarkesë max. 3kg. Peshat më të rënda duhet
të fiksohen direkt në soletën e tavanit të papërpunuar.
Format e ndyshme të upave :
|