Knauf Weltmarktführer in Gipsplatten      
 
Faqja e parë
Македонски | Shqip | Kontakti | Mapa

 

Knauf ka zhvilluar një program të posaqëm të mjeteve për përkujdesje të mermerit dhe gurit natyror, e të cilat aplikohen vetëm për këto lloj sipërfaqesh.

Krahas kualitetit të vërtetuar profesional dhe çmimit, të gjitha këto mjete cilësohen me një nivel të lartë ekologjik dhe si të padëmshme. Ju shfaqim programin komplet të prodhimeve Knauf për pastrim, mbrojtja dhe përkujdesi për sipërfaqet nga mermeri dhe guri natyror!

 
 
 
Mjet për pastrimin e mermerit
Për pastrimin e sipërfaqeve të vjetra si dhe të reja. Largon papastërtinë, njolla të qementos, lulëzime, yndyrëra, mjete të vjetra për pastrim etj. Rekomandohet për të gjitha llojet gurit natyror dhe për mermer të lëmuar. Mjeti për pastrim nuk përmban thartira apo tretës, nuk digjet, ka veti të lehta bazike, ka aromë të mirë dhe mbulon mjaft. Varësisht nga lloji I papastërtisë 1 litër është e mjaftueshme për përafërsisht 5 deri 20 m². Për pastrimin e sipërfaqeve të vrazhda-posaqërisht jashtë-rekomandohet përdorimi I mjetit për pastrimin e njollave të qementos Knauf.

Impregnim për mermer dhe gur natyror
Përmirson dukshëm dukjen e sipërfaqeve prej graniti, mermeri, guri etj. Fitohet një strukturë dhe ngjyrë duke mos shtuar sipërfaqe me shkëlqim. Sipërfaqet janë të mbrojtura për disa vjet, zvogëlohet ndishmëria e saj, dhe lehtësohet mirëmbajtja.
Impregnimi është I aplikueshëm për ambiente të jashtme de të brendëshme. Sasia prej 1 litri është e mjaftueshme për përafërsisht 5 deri 10 m².

Politurë për mermer
Për një lëmim të lehtë të sipërfaqeve të harxhuara dhe shum të përdorura. Vendet pa shkëlqim dhe me gërvishje pas trajtimit disa herësh do ta kthejnë sado pak nivelin e përparshëm. Vendoset me një leckë të butë. Jep një shkëlqim shtyllave, pragjeve të dritareve, tavolinave etj. Politura për mermer përmban mjete për mirëmbajtje dhe dyll. Sasia prej 1 litri është e mjaftueshme për përafërsisht 10 m².

Mjet për mirëmbajtje të mermerit
Pas çdo përdorimi, sipërfaqja fiton strukturë dhe ngjyrë më të mirë. Nuk dallohen bashkimet, dhe njëkohësisht lehtësohet fshirja e pluhurit. Mjafton vetëm të shtohet një sasi e ujit për pastrim. Mjeti përmban përbërës natyrorë të sapunit dhe përmirsues të pastrimit. Ka erë të këndshme dhe garanton dukje të mirë të dyshemeve.

  назад


                  Knauf © 2007