Knauf Weltmarktführer in Gipsplatten      
 
Faqja e parë
Ìàêåäîíñêè | Shqip | Kontakti | Mapa

 

Shumë sipërfaqe pas një numri të caktuar të pastrimeve mbeten të zbehta dhe pa shkëlqim. Me përdorimin e mjeteve për mirëmbajtje nga programi Knauf krijohet një shkëlqim plotësisht I ri në sipërfaqe të dyshemeve apo mureve.

Njëkohësisht sipërfaqet e trajtuara me këto mjete janë të mbrojtura nga papastërtitë, dhe mundësojnë një pastrim më të lehtë.

Zgjidhni mjetin e vërtetë për nevojat tuaja!

 

 
   
 
Mjet për mirëmbajtje të dyshemeve
Mjet për mirëmbajtje të gjitha llojeve të dyshemesë prej atyre artificiale apo natyrore, për pllaka dhe pllakëza, në ambiente jashtë apo brenda. Krijon një shtresë mbrojtëse me shkëlqim mëndafshi, është rezistente në fërkim dhe nuk ndikon në vetitë e bazamentit. Mjeti vendoset pa u zbutur me ujë me leckë. Pas një intervali prej 30 minuta dyshemeja fiton një shkëlqim mëndafshi. Sasia prej 1 litri është e mjaftueshme për përafërsisht 20 m².

Mjet për mirëmbajtje të klinker-qeramikës
Për të gjitha llojet e bazamenteve me aftësi thithëse të lartë sikurse klinker-qeramika, pllkat e argjilës dhe pllakat prej keramikës. Me aplikimin e këtij mjeti për mirëmbajtje sipërfaqja fiton një ngjyrë rustikale, e cila është embrojtur nga njollat dhe mirëmbahet mjaft lehtë. Vendoset me brushë apo leckë. Mjeti lihet për një kohë të veprojë në bazament. Tek bazamentet më poroze veprimi duhet të përsëritet pas disa ditësh. Sasia prej 1 litri është e mjaftueshme për përafërsisht 5 deri 10 m².

Mjet për impregnim të gurit

Aplikohet në të gjitha llojet e pllakave prej gurit natyrorë ose qementoje, si p.sh. qemento e larë etj. Sipërfaqet fitojnë një impregnim pa ngjyrë me shkëlqim mëndafshi. Përmirësohet ngjyra dhe strukture e dyshemesë, përfitohet përshtypje e „dyshemesë së lagur”.
Impregnim duhet të vendoset me brushë në sasi të vogla dhe të lihet të thahet.
Sasia prej 1 litri është e mjaftueshme për përafërsisht 5 deri 10 m².

 
íàçàä


                  Knauf © 2007