Knauf      
 
Faqja e parë
Македонски | Shqip | Kontakti | Mapa

Pllakat ndërtuese Knauf shërbejnë si sipërfaqe shumë të përshtatshme për aplikimin e shtresave të tjera të ndryshme mbi të

 

Mbas një montazhi profesional të pllakave, stukimit të bashkimit të pllakave dhe të kokave të fiksuesve si dhe krijimit të fugave në bashkimet mund të fillohet me trajtimin e sipërfaqes.

Nëpërmjet një lëmimi të sipërfaqes me letër zumpara largohen parregullsitë e vogla dhe krijohet një sipërfaqe të sheshtë e pllakës. Kartoni i pllakës afër sipërfaqes së stukuar gjatë zumparimit nuk duhet të gërvishtet

 

ÇPër ta trajtuar sipërfaqen përdoret astari Knauf Grundierung ose Knauf Tiefengrund. Paratrajtimi me astar njëson aftësitë e ndryshme thithëse të kartonit dhe sipërfaqes së stukuar, përmirëson aftësinë ngjtëse për shtresat që do të përdoren në vijim dhe ofron një mbrojtje shtesë kundër-lagështirës për pllakat ndërtuese.

Pllakat ndërtuese Knauf gjithashtu mund të suvatohen. Në programin e produkteve Knauf ka një seri suva të gatshme me vlera të larta, minerale. Para vendosjes së tyre, pllakat paratrajtohen me astarin Knauf Putzgrund.

Në rastin e vendosjes së pllakave qeramike, të cilat janë në kontakt me ujin e sprucuar (p.sh. këndet e dusheve, për rreth vaskës), sipërfaqja duhet të mbrohet në të gjithë sipërfaqen me izolues (p.sh. Knauf Flächendicht).

Zonat ku kalojnë instalimet hidraulike dhe përgjatë dyshemesë duhen paratrajtuar me silikon dhe para vendosjes së pllakave qeramike të mbyllen me një material izolues kundër ujit, elastiko-plastik (p.sh. Silikon sanitar Knauf).


Mbas lyerjes me astarin Tiefengrund ne ambjentet në kontakt me ujin kryhet...
.…një lyerje e gjithë sipërfaqes me izoluesin Knauf Flächendicht. Seti izolues për dushet Knauf Duschdicht-Set mjafton për paratrajtimin e një kabine dushi
Së fundi vendosen pllakat dhe orienditë.
  назад


                  Knauf © 2007